UDHËTIMI DHE TURIZMI
Udhëtimi dhe turizmi janë ndër sektorët më të rëndësishëm dhe kanë një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, si në aspektin e të ardhurave dhe të punësimit, ashtu edhe në parashikimet pozitive për rritje të mëtejshme.Sektori i turizmit regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 321.3 miliardë lekësh në vitin 2021, që përbën 17.4% të totalit të PBB-së, duke e pozicionuar atë si një nga sektorët kryesorë që kontribuon në zhvillimin ekonomik. Ky kontribut reflekton kryesisht aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga sektorë të tillë si: hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë, linjat ajrore dhe mënyra të tjera të transportit të pasagjerëve.Në vitin 2021, sektori i turizmit krijoi 226,100 vende pune, duke zënë rreth 20% të punësimit total në Shqipëri.
PERFORMANCA E TURIZMIT NË SHQIPËRI
Sipas publikimit të UNWTO në janar 2024, për destinacionet me performancën më të mirë në vitin 2023, Shqipëria renditet e para ndër destinacionet evropiane dhe e katërta në botë, për sa i përket performancës turistike.
PËRSE DUHET TË INVESTONI NË TURIZËM?
Shqipëria ka miratuar një kuadër liberal, që synon krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët e huaj. Legjislacioni specifik për investimet strategjike ka si qëllim inkurajimin dhe tërheqjen e investimeve të tilla.Qëllimi i këtij legjislacioni është tërheqja e investimeve kapitale të konsiderueshme në sektorët ekonomikë, që konsiderohen strategjikë për zhvillimin e vendit.
Objektivat e këtij legjislacioni lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit, punësimin dhe zhvillimin e rajoneve. Për këtë qëllim, legjislacioni parashikon mekanizma nxitës dhe mbështetës për investitorët strategjikë, duke u dhënë përparësi këtyre investimeve dhe duke garantuar një sërë masash, shërbimesh dhe lehtësirash administrative.
Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave
Objektet akomoduese si “Hotele me katër dhe pesë yje, me status special” dhe mbajtësit e një marke (markë) të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura që marrin status të veçantë deri në Dhjetor 2024, duke filluar nga fillimi i veprimtarisë, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.
Përjashtimi nga taksat e ndikimit në infrastrukturë
Të gjitha objektet akomoduese, përfshirë “hotelet me pesë yje dhe me status të veçantë”, si dhe ato që janë pronë e markave të njohura dhe të regjistruara ndërkombëtarisht, janë të përjashtuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për shkak të ndikimit të tyre mbi infrastrukturën. Po ashtu, investimet e organizatave që ushtrojnë aktivitete akomodimi të regjistruara për turizmin bujqësor janë të përjashtuara nga kjo taksë, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.
Lirime nga taksat e ndërtesave
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat strukturat akomoduese “Hotel/ Resort me katër dhe pesë yje, status special”, siç përcaktohet në legjislacionin në fushën e turizmit dhe që janë mbajtës të një marke (markë) të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht.
Fushat prioritare për zhvillimin e turizmit
Do të kombinohen katër destinacione kombëtare turistike: Alpet Shqiptare, Jugu i Ri, Portet dhe Marinat, si dhe Tirana.
1. Alpet Shqiptare - Një destinacion i bazuar në hiking (trekking), lidhur ngushtë me natyrën, aktivitetin dhe turizmin sportiv.
2. Vija bregdetare jugore dhe kombinimi me malet. Aeroporti i ri në jug do të sjellë përmirësim të dukshëm.
3. Marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për të tërhequr turistë të huaj.
Për shkak të rritjes së hyrjeve nga deti në Shqipëri, ekziston mundësia për zhvillimin e gjashtë pikave të reja portuale me përdorim të lartë.Tirana do të vazhdojë ta zhvillojë infrastrukturën e saj, për t’u bërë një qendër kulturore dhe turistike, si dhe një pikë tërheqëse për aktivitetet rajonale të biznesit dhe vizitorët e fundjavës.
