EKSPORTI USHQIMOR NË SHQIPËRI
Në Shqipëri ka ende një numër të kufizuar fabrikash përpunuese të ushqimit dhe produktet kryesore ushqimore importohen nga vende të tjera. Në tregun shqiptar ekziston një kërkesë e lartë për produkte ushqimore cilësore, çka ofron mundësi të shumta për investitorët. Kërkesa për produkte ushqimore është e madhe dhe një produkt me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese, mund të arrijë një sukses të konsiderueshëm.
Shqipëria ka një mjedis bujqësor shumë të larmishëm për shkak të klimës dhe terrenit të ndryshëm. Produktet bujqësore përbëjnë identitetin rajonal të vendit, me një gamë të gjerë ndryshimesh mjedisore, natyrore dhe klimatike. Drithërat kryesore që kultivohen në vendin tonë janë gruri, misri, elbi, thekra dhe hikërrori. Perimet, patatet dhe fasulet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në prodhimin e kulturave të arave. Frutat kryesore që rriten në Shqipëri janë mollët, dardhat, pjeshkat, kumbullat, qershitë, agrumet dhe rrushi. Ulliri është një nga bimët më të kultivuara dhe më të rëndësishme në vend.
Bujqësia ka qenë tradicionalisht një nga sektorët më dominues në ekonominë shqiptare, me potencial të lartë zhvillimi, duke punësuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe duke kontribuar në PBB-në e vendit. Ky sektor përbënte 18.6% të PBB-së së vendit, në vitin 2023.
Agroturizmi, si nënsektor, është gjithashtu një pikë e fortë e ekonomisë, duke synuar jo vetëm zhvillimin e ekonomisë vendase përmes diversifikimit të aktiviteteve të fermave, por edhe tërheqjen e turistëve me një interes në rritje për të njohur Shqipërinë dhe për të shijuar produktet tipike të rajonit. Shqipëria ofron stimuj financiarë për institucionet agroturistike, si një normë të reduktuar TVSH-je prej 6%, një normë të ulët tatimi mbi fitimin prej 5% dhe përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Eksportet e “ushqimeve dhe kafshëve të gjalla” u rritën me 7,4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. “Ushqimet dhe kafshët e gjalla” përbënin 11,7% të eksporteve në vitin 2023.
ARSYET PËR TË INVESTUAR NË KËTË SEKTOR:
- Klima e favorshme dhe llojet e ndryshme të mikroklimave mundësojnë rritjen e bimëve delikate në rajone të caktuara.
- Burimet tokësore dhe ujore janë të përshtatshme.
- Shqipëria ka deri në 300 ditë me diell në vit.
- Përafërsisht 560,000 hektarë tokë e punueshme.
- Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Përparësitë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian (BE) – ekonomia e dytë më e madhe në botë sipas të dhënave të vitit 2016 – dhe me EFTA-n (Islandë, Zvicër, Norvegji dhe Lihtenshtajn). Me hyrjen në fuqi të marrëveshjeve, u hoqën të gjitha taksat doganore për produktet industriale, përfshirë peshkun dhe prodhimet e tjera të detit.
- Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe në fushën e bujqësisë me Islandën, Norvegjinë dhe Zvicrën.
- Ajo është anëtare e CEFTA-s (Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Kroaci, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë).
- Marrëveshja e tregtisë së lirë, nënshkruar me Turqinë, sjell zero tarifa për produktet industriale dhe kuota tarifore për produktet bujqësore. Kjo ndihmon në kufizimin e importeve dhe mbrojtjen e produkteve të prodhuara në vend.
- Sektori i bujqësisë ka shfaqur një tendencë të konsiderueshme rritjeje dhe nuk është prekur nga kriza e eurozonës.
- Qeveria po përgatit dhe zbaton paketa mbështetëse, të cilat u mundësojnë fermerëve të menaxhojnë më efikasitet aktivitetet e tyre ekonomike, të kenë akses më të gjerë në rrjetet e financimit dhe shpërndarjes, si dhe të arrijnë në tregje më të mëdha.
- Rritja e eksporteve të produkteve bujqësore.
- Rritja e numrit të markave të regjistruara në tregjet e eksportit.
- Çmimet konkurruese të tokës.
- Mundësia për të marrë certifikimin GLOBALG.A.P. grup.
- Përjashtim nga TVSH: Furnizimi i makinerive bujqësore është i përjashtuar nga TVSH-ja.
- Përjashtim nga TVSH për importet: Importimi i makinerive dhe i pajisjeve për investime në sektorin e bujqësisë, është i përjashtuar nga TVSH-ja.
FABRIKA PËR QËLLIME EKSPORTI
Zhvendosja e objekteve dhe e fabrikave tuaja të prodhimit në Shqipëri ka shumë përparësi. Ju mund të kurseni në shumë shpenzime, siç janë kostot më të ulëta të transportit dhe shpenzimet e udhëtimit. Ju mund të hapni një degë të kompanisë suaj në Shqipëri dhe të gjeni fuqi punëtore (ky mund të jetë një proces relativisht i lehtë, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë në vend). Aktualisht, sektori i këpucëve dhe i prodhimit po performon fuqishëm, pavarësisht problemeve ekonomike në disa destinacione. Industria e këpucëve dhe e prodhimit në Shqipëri po rritet falë vendndodhjes së saj të favorshme afër tregut evropian, përvojës 25-vjeçare dhe kostos së ulët të punës.
Programi Kombëtar 2024
Programi Kombëtar 2024 përfshin 8 masa mbështetëse me vlerë 3.4 miliardë lekë. Financimi i miratuar do të përdoret për sa më poshtë vijon:
- Rritja e konkurrencës së produkteve bujqësore, bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe produkteve blegtorale në mjedise të mbrojtura, duke ulur kostot përmes pagesave për sipërfaqet e kultivuara dhe kafshët e regjistruara.
- Mbështetja e fermerëve për uljen e kostos së vajit të përdorur për punë të mekanizuara, në kulturat bujqësore.
- Certifikimi i produkteve bujqësore dhe fermave organike.
- Mbështetje për forma të ndryshme bashkëpunimi në bujqësi.
IPARD III 2021 – 2027
IPARD është një program i financuar nga BE dhe buxheti i shtetit për të mbështetur bujqësinë shqiptare. IPARD ofron grante për fermerët në bazë të projekteve të aplikimit që ata bëjnë. Aplikimet duhet të jenë për investime që programi mbështet, brenda kushteve, rregullave dhe kritereve të aplikimit, sipas çdo thirrjeje për aplikim.
Janë tri fusha ku mund të aplikohet programi IPARD:
- Investimet në asete fizike në ekonomitë bujqësore.
Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit. - Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.
- Programi IPARD III do të injektojë në sektor gjithsej 146 milionë euro. Programi ofron mbështetje më të gjerë duke rritur masat e ndërhyrje
