EKSPORTI USHQIMOR NË SHQIPËRI
Në Shqipëri ka ende një numër të kufizuar fabrikash përpunuese të ushqimit dhe produktet kryesore ushqimore importohen nga vende të tjera. Në tregun shqiptar ekziston një kërkesë e lartë për produkte ushqimore cilësore, çka ofron mundësi të shumta për investitorët. Kërkesa për produkte ushqimore është e madhe dhe një produkt me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese, mund të arrijë një sukses të konsiderueshëm.

Shqipëria ka një mjedis bujqësor shumë të larmishëm për shkak të klimës dhe terrenit të ndryshëm. Produktet bujqësore përbëjnë identitetin rajonal të vendit, me një gamë të gjerë ndryshimesh mjedisore, natyrore dhe klimatike. Drithërat kryesore që kultivohen në vendin tonë janë gruri, misri, elbi, thekra dhe hikërrori. Perimet, patatet dhe fasulet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në prodhimin e kulturave të arave. Frutat kryesore që rriten në Shqipëri janë mollët, dardhat, pjeshkat, kumbullat, qershitë, agrumet dhe rrushi. Ulliri është një nga bimët më të kultivuara dhe më të rëndësishme në vend.
Bujqësia ka qenë tradicionalisht një nga sektorët më dominues në ekonominë shqiptare, me potencial të lartë zhvillimi, duke punësuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe duke kontribuar në PBB-në e vendit. Ky sektor përbënte 18.6% të PBB-së së vendit, në vitin 2023.
Agroturizmi, si nënsektor, është gjithashtu një pikë e fortë e ekonomisë, duke synuar jo vetëm zhvillimin e ekonomisë vendase përmes diversifikimit të aktiviteteve të fermave, por edhe tërheqjen e turistëve me një interes në rritje për të njohur Shqipërinë dhe për të shijuar produktet tipike të rajonit. Shqipëria ofron stimuj financiarë për institucionet agroturistike, si një normë të reduktuar TVSH-je prej 6%, një normë të ulët tatimi mbi fitimin prej 5% dhe përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Eksportet e “ushqimeve dhe kafshëve të gjalla” u rritën me 7,4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. “Ushqimet dhe kafshët e gjalla” përbënin 11,7% të eksporteve në vitin 2023.

UDHËTIMI DHE TURIZMI

Udhëtimi dhe turizmi janë ndër sektorët më të rëndësishëm dhe kanë një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, si në aspektin e të ardhurave dhe të punësimit, ashtu edhe në parashikimet pozitive për rritje të mëtejshme. Sektori i turizmit regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 321.3 miliardë lekësh në vitin 2021, që përbën 17.4% të totalit të PBB-së, duke e pozicionuar atë si një nga sektorët kryesorë që kontribuon në zhvillimin ekonomik. Ky kontribut reflekton kryesisht aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga sektorë të tillë si: hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë, linjat ajrore dhe mënyra të tjera të transportit të pasagjerëve. Në vitin 2021, sektori i turizmit krijoi 226,100 vende pune, duke zënë rreth 20% të punësimit total në Shqipëri.

PERFORMANCA E TURIZMIT NË SHQIPËRI

Sipas publikimit të UNWTO në janar 2024, për destinacionet me performancën më të mirë në vitin 2023, Shqipëria renditet e para ndër destinacionet evropiane dhe e katërta në botë, për sa i përket performancës turistike. PËRSE DUHET TË INVESTONI NË TURIZËM? Shqipëria ka miratuar një kuadër liberal, që synon krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët e huaj. Legjislacioni specifik për investimet strategjike ka si qëllim inkurajimin dhe tërheqjen e investimeve të tilla. Qëllimi i këtij legjislacioni është tërheqja e investimeve kapitale të konsiderueshme në sektorët ekonomikë, që konsiderohen strategjikë për zhvillimin e vendit.

Shqipëria ka një pozicion gjeografik shumë të favorshëm midis rrugëve më të shkurtra nga Mesdheu Perëndimor në Ballkan dhe Azinë e Vogël dhe si rrjedhojë ka një potencial të konsiderueshëm për burime të rinovueshme të energjisë si: dielli, era, uji, biomasa dhe burimet gjeotermale. Përdorimi i këtyre burimeve përbën një strategji afatgjatë që synon zbatimin e tre objektivave dhe më konkretisht: mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas EUROSTAT, në vitin 2020 Shqipëria kishte peshën më të lartë të burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale në Ballkanin Perëndimor (45.0%), një rritje prej 13.1 pikësh, krahasuar me vitin 2010. Instrumentet kryesore të politikave energjetike të Shqipërisë përfshijnë harmonizimin e kuadrit ligjor të sektorit të energjisë me direktivat evropiane, mbrojtjen e konsumatorëve, promovimin e efikasitetit të energjisë dhe rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme. Planifikimi i energjisë bazohet në kosto më të ulëta dhe në promovimin e investimeve private dhe publiko-private.

Përse duhet të investoni në energjinë e rinovueshme?

  • Në Planin e Përgjithshëm Kombëtar “Shqipëria 2030”, Qeveria e ka përcaktuar energjinë e rinovueshme si një prioritet kyç për zhvillimin e një ekonomie të fokusuar te “Energjia e Gjelbër”.
  • Mbështetja e shtetit dhe lehtësirat për investime.
  • Fuqi punëtore me përvojë inxhinierike dhe teknike të cilësisë së lartë, veçanërisht në sektorin e hidrocentraleve.
  • Rekorde të dëshmuara të investimeve të huaja të suksesshme në këtë sektor.

Potenciali i Shqipërisë për t’u bërë një nga destinacionet më të preferuara për shërbimet ICT-BPO u shfaq në vitin 2000, si një treg i zhvilluar dhe fuqi rajonale në Ballkan. Sektori ICT-BPO në Shqipëri ka potencialin për t’u zgjeruar më tej në dy mënyra. Së pari, Shqipëria synon të tërheqë investitorë të huaj, të cilët mund të eksportojnë shërbimet tashmë ekzistuese në një treg më të gjerë në Evropën Perëndimore, duke përfituar nga aftësitë shumëgjuhëshe të popullsisë së saj. Së dyti, sektori ICT-BPO tregon perspektivë të mëtejshme zhvillimi, duke kaluar në shërbime me marzh më të lartë/niche dhe duke diversifikuar gamën e aktiviteteve të tij, përfshirë investimet që lidhen me procese më komplekse në fushat e Financës dhe Kontabilitetit, Proceset Dixhitale, Dizajnimin dhe Zhvillimin e Softuerit, Blockchain, Teknologjinë, Sigurinë Kibernetike, etj.

Shqipëria është bërë një destinacion kryesor për shërbimet ICT-BPO, me kulturën e saj urbane, disponueshmërinë e burimeve, infrastrukturën dhe stimujt tërheqës për investime. Tirana është qendra kryesore ICT-BPO e Shqipërisë, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora. Sektori ICT-BPO në Shqipëri ka treguar rritje të qëndrueshme që nga fillimi i tij, duke rritur punësimin dhe duke arritur vlerën e sektorit që kalon 130 milionë dollarët. Përse duhet të investoni në TIK dhe BPO?

  • Disponueshmëria e Infrastrukturës
  • Depërtim i lartë në internet dhe lidhje të qëndrueshme;
  • Depërtimi më i lartë i celularëve në rajon, me 1,875 abonime për 1,000 banorë;
  • 63% e popullsisë ka akses në broadband 3G/4G, ndërsa 50% e familjeve kanë akses në internet fiks me brez të gjerë;
  • Përqindja e ndërmarrjeve me akses në internet është 98.4% e totalit të ndërmarrjeve dhe 100% e ndërmarrjeve me më shumë se 250 punonjës, që është mbi mesataren prej 97.0% për shtetet anëtare të BE-së.

Nëse nuk dëshironi të hapni një kompani ose Shqipëria nuk ju ofron mundësitë që kërkoni, ka ende dyer të hapura për ju si investitor: blini një apartament ose tokë! Shqipëria ofron mundësi të mëdha në tregun e tokës, pasi ka shumë toka të pashfrytëzuara dhe të pazhvilluara, dhe këto toka ofrohen nga pronarët e tyre me çmime të përballueshme. Toka konsiderohet një pasuri shumë e rëndësishme, vlera e së cilës rritet më së shumti në vendet në zhvillim; kjo është demonstruar gjatë 10 viteve të fundit. Pritet që në një të ardhme të afërt, vlera e tokës në Shqipëri të rritet edhe më shumë dhe nëse blini një tokë sot, mund ta shisni me një çmim shumë më të lartë pas pak vitesh. Ligjet për blerjen e pronave nga të huajt në Shqipëri janë mjaft të thjeshta dhe nuk pengojnë askënd. Qeveria shqiptare ka miratuar një ligj për investimet strategjike, i cili synon të tërheqë investitorë potencialë në sektorë si turizmi, energjia dhe minierat, transporti dhe infrastruktura, telekomunikacioni, menaxhimi i mbetjeve dhe bujqësia.

ASISTENTËT DHE RESEPSIONISTËT VIRTUALË, ZHVILLUESIT E SOFTWARËVE, DIZAJNERËT, SHKRUESIT DHE MBËSHTETËSIT

Ka shumë mundësi karriere online për Shqipërinë që ende nuk janë zbuluar ose njohur; këto përfshijnë zhvillimin e TI-së, asistentët virtualë, dizajnuesit, sigurimin e cilësisë dhe shërbime të tjera ndaj klientit.

Qendrat e thirrjeve në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane kanë qenë një burim i madh punësimi për shumë studentë shqiptarë. Rritja e përdorimit të kartave bankare dhe të kreditit nga shqiptarët, si dhe fillimi i epokës tërheqëse të internetit, kanë treguar se edhe tregtia elektronike është në rritje. Ky proces sapo ka filluar dhe po hedh hapat e tij të parë. Numri në rritje i kompanive të reja të themeluara nga sipërmarrës nga Evropa, çdo vit dhe fusha konkurruese për gjetjen e talenteve më të mira, paraqesin mundësi biznesi në trend, për sipërmarrësit online.

Sektori i kujdesit shëndetësor në Shqipëri u ofron investitorëve një gamë të gjerë mundësish falë kombinimit të fortë të faktorëve mbështetës ekonomikë, strategjikë dhe institucionalë. Shqipëria po kalon një proces transformimi në infrastrukturën e saj të kujdesit shëndetësor dhe kërkesa për shërbime më cilësore po rritet.

PËRSE DUHET TË INVESTONI NË SHËNDETËSI?

1. Rritja e Kërkesës për Shërbime Shëndetësore Private Me ndryshimet demografike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës, qytetarët shqiptarë kërkojnë shërbime shëndetësore më cilësore. Shërbimet e kujdesit shëndetësor privat, përfshirë spitalet dhe klinikat e specializuara, të cilat kanë pësuar rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Projekti i Bankës Botërore për Reformat Shëndetësore në Shqipëri ka rritur aksesin në kujdesin shëndetësor dhe ka përmirësuar infrastrukturën, duke e bërë tregun më tërheqës për investitorët. Shqipëria ka një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorësh dhe një pjesë e madhe e kësaj popullsie kërkon shërbime mjekësore në sektorin privat. Në Shqipëri, shpenzimet për kujdesin shëndetësor përbëjnë një pjesë të PBB-së, duke zënë 6.5%, që është një tregues i fortë i rëndësisë dhe zhvillimit të sektorit.

2. Përfitimet Financiare dhe Stimujt për Investitorët

Qeveria shqiptare ka zbatuar një sërë stimujsh dhe lehtësish financiare për të tërhequr investitorët, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Këto përfshijnë:

  • Përjashtimet tatimore të investimeve, për një periudhë të caktuar kohore.
  • Uljen e tatimit mbi të ardhurat, për sektorin e shëndetësisë.
  • Subvencione për hapjen e vendeve të punës, në projektet e mëdha shëndetësore.

3. Pozicioni Gjeografike dhe Turizmi Shëndetësor Shqipëria ndodhet në një pozicion strategjik në zemër të Ballkanit, duke ofruar akses të lehtë në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Turizmi mjekësor është një nga sektorët më premtues për sa i përket investimeve në Shqipëri, duke ofruar trajtime mjekësore cilësore me kosto më të ulët se në shumicën e vendeve të BE-së.

  • Shqipëria ofron çmime deri në 40% më të ulëta për trajtime mjekësore private, në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore.
  • Rritja e numrit të turistëve, që vijnë në Shqipëri për qëllime mjekësore, ofron potencial të konsiderueshëm për investitorët në këtë fushë.

Burimi i informacionit: AIDA – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Të dhënat janë zyrtare dhe bazohen në publikimet institucionale të kësaj agjencie.

Go to top